Rusia bën tërheqjen e parë nga Ukraina, largon trupat nga Ishulli i Gjarprit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmon se ka tërhequr trupat e saj nga ishulli i Gjarprit, i cili u bë i njohur në fillim të luftës, kur një grup ushtarësh ukrainas refuzuan thirrjet për t’u dorëzuar.

Autoritetet ruse e konsiderojnë tërheqjen nga ishulli strategjik si një lëvizje të vullnetit të mirë, e cila vjen pasi garnizoni i stacionuar atje e përfundoi misionin e caktuar.

Gjithashtu, Rusia deklaron se tërheqja vjen dhe për të mundësuar kalimin e grurit dhe për të mos i lënë shteg Ukrainës të pretendojë se kriza globale ushqimore po vjen prej ofensivës ruse.

Ukraina gjithashtu konfirmon tërheqjen e ushtarëve rusë nga ishulli i Gjarprit, por shton se kjo erdhi si pasojë e kundërsulmit të trupave vendase.

Share This Article