Kreu i PD Sali Berisha iu rikthye edhe njëherë çështjes së vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pas arrestimit të dy zv.drejtorëve të Policisë.
Sipas Berishës, Xhuvani u vra për herë të dytë nga kryeministri Rama dhe Taulant Balla dhe Gazment Bardhi pasi tentuan ta fshihnin dhe mbyllnin këtë ngjarje kriminale.
“Së pari ngjarja e Elbasani është një nga ngjarjet kriminale më të rënda të këtij vendi në të cilin rezultojnë se është i implikuar vetë kryeministri Rama, ministri Çuçi, drejtori i policisë, Ardi Veliu, janë të implikuar 2 zv.drejtorë, prokurorë të Elbasanit dhe pa asnjë diskutim në rrafshin politik, njeriu më përgjegjës është Taulant Balla dhe përgjegjësi ka për ngjarjen dhe Gazmend Bardhi. Kam shumë statuse për këtë cështje që vinin në kundërshtim me komunikatat e narkoshtetit. Unë nuk isha në vendngjarje, por nga ato që lexoja kuptova se kemi të bëjmë me një akt kriminal që po mbulohej nga shteti.
Nuk e njihja Arbër Paplekajn, por çdo njeri që e njihte fliste fjalët më të mira për të. Ai kishte qenë një oficer në Afganistan. Nuk ishte njeri i pamësuar me armë. Kishte përdorur armën në çdo mision në Afganistan. Nuk mund të qëllonte ai tek ata që nuk e rrezikonin. Doli që në anën tjetër të rrugës, përballë tij ishin dy tyta revolesh që po qëllonin, çka shpjegon pse qëlloi ai. Paplekaj qëlloi për vetëmbrojtje. Pjerin Xhuvanin e vranë për së dyti Bardhi, Balla dhe Rama sepse donin ta mbyllnin çështjen”, deklaroi Basha.