Von der Leyen: Gati për hapin e radhës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në një status ne Twitter bën me dije se ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski.

Von der Leyen thotë se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshjeje. Më tej ajo thotë se Komisioni Evropian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane.

“Telefonatë shumë e mirë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski.

Lajme i shumëpritur që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet.

Komisioni Evropian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane”-shkruan Von der Leyen.

Share This Article