Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të jetë pjesë e Manchester United sezonin e ardhshëm, ku trajner do jetë Erik ten Hag.
Dhe pse ka kaluar vetëm 1 vit nga rikthimi i tij, sulmuesi portugez i ka shprehur klubit se kërkon të largohet në rast se ka ofertë të kënaqshme për të.
The Times nga Anglia tregon se 37- vjeçari është gati të largohet nga “Old Trafford”. Dëshira e tij qëndron të luajë në Champions League dhe United nuk arriti ta sigurojë sezonin e fundit.
Tashmë gjithçka mbetet për t’u parë në vazhdim me rrugët që po shkojnë drejt ndarjes. Interes për Ronaldon kanë shfaqur klube si Bayern Munich dhe Roma.