Tre viktima janë shënuar në një sherr mes dy bandave për të cilat policia greke thonë se janë shtetas shqiptarë, janë shënuar mbrëmjen e së shtunës në Athinë.
Sipas burimeve policore, çdo gjë nisi në lagjen “Kato Patisia” të Athinës, në kohën që persona të cilët udhëtonin me një automjet tip “Mercedes” me targa shqiptare, u përleshën me drejtuesin e një motorçikletëa i cili mbeti i plagosur rëndë, por gjatë orëve të para të mëngjesit humbi jetën në spital.
Në vend u gjend i ati i drejtuesit të morçikletës, i cili ndoqi “Mercedesin” me një automjet tip “Audi” dhe qëlloi me armë duke e lënë të vdekur në vend.
Një tjetër person që ndodhej në “Mercedes” tentoi të largohet me vrap, por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë dhe mbeti i plagosur, ndërsa një person tjetër që ndodhej po në të njëjtën makinë mundi të dalë nga makina dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë tip “Toyota”.
E mbërritur në vend ngjarje, policia nisi të kërkojë “Toyotën” dhe e gjeti atë jashtë një bari në lagjen “Ajos Anargjiros”.
Policia i bëri thirrje të dorëzohet, por i riu hapi zjarr duke plagosur dy policë. Prej përleshjes së armatosur mbeti i vrarë edhe autori.
Burime thonë se tre viktimat e ngjarjes janë shqiptarë, por ende policia nuk ka dhënë emrat.
Hetimet tregojnë se grupi i armatosur është sulmuar në “Kato Patisia” prej rivalëve në momentin që po përgatiste të sulmonte barin në “Ajo Anargjirus”.
Policia po punon për zbardhjen e rrethana të ngjarjes.