ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant! 43 minutes ago
“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh! 45 minutes ago
Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës  4 hours ago
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun 7 hours ago
Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Lumi i Shalës në Koman, destinacioni i rreth tetë mijë turistëve vetëm në qershor

albnews by albnews
4 July, 2022
in Albania
0
Lumi i Shalës në Koman, destinacioni i rreth tetë mijë turistëve vetëm në qershor
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lumi i Shalës i cilësuar nga vizitorët që e kanë parë nga afër si perla e bukurive të Komanit është kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik si për turistët vendas e për ata të huaj.

Natyra e pazbuluar, lumi i kaltër dhe mundësitë e shumta të aventurave bëjnë që ky vend të jetë në listën e vendeve për të vizituar gjatë periudhës qershor-gusht.

RelatedPosts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh!

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

Emanuel Pjetri, guidë turistike në Pukë, tha për ATSH-në se “fundjavën e kaluar lumi i Shalës pati afërisht 1,700 vizitorë, ndërsa për muajn qershor mund ta kenë vizituar rreth 8 mijë vizitorë vendas e të huaj”.

“Në muajin korrik pritet të ketë një fluks më të lartë vizitorësh sidomos gjatë fundjavave”, tha Pjetri.

Për të shkuar tek Lumi i Shalës më parë duhet të kalosh tek liqeni i Komanit dhe padyshim duhet që kjo “rrugë” të bëhet me varkë.

Gjatë udhëtimit turistët shikojnë maje të larta malesh të mbuluara me bimësi, ndërsa në male ka disa shtëpi, ku ende banon dikush. Në ato male ndodhen edhe “Blinat e Toplanës” Monument Natyre, kategori e III-të, ku ndodhen forma shkëmbinjsh edhe ndonjë shpellë.

“Udhëtimi me varkë nga Komani për tek lumi i Shalës zgjat 1 orë e 20 minuta, por për ta vizituar atë mund të nisesh edhe nga Puka. Turistët mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës”, nënvizon Pjetri.

Sipas tij, lLumi i Shalës është padyshim destinacioni më i preferuar vitet e fundit, kjo për shkak të bukurisë mahnitëse që natyra i ka falur kësaj zone.

Lumi i Shalës buron rrëzë Alpeve Shqiptare dhe ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në Drin. Lumi Shalës dallohet me ujin e tij të veçantë ngjyrë blu e thellë.

Ai është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish, por më e përhapura është trofta, që rritet vetëm në ujërat e ëmbla. Ngjyra e kaltër dhe e ftohtë e ujit është karakteristike e këtij lumi, shkëmbinjt e thepisur që e rrethojnë, duken sikur prekin qiellin. /ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

28 December, 2025
“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh!

“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh!

28 December, 2025

Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës 

27 December, 2025
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result