Luftëtari britanik i kapur nga pro-rusët në Ukrainë, ka nisur një apel dëshpërues kundër dënimit të tij me vdekje.
Në apelin e tij, Aiden Aslin, 28 vjeç, ka argumentuar se ai nuk ishte një mercenar, por një anëtar i forcave të armatosura të Ukrainës, pasi edhe më parë kishte postuar një foto në rrjetet sociale, ku betohej se do të shërbente në ushtrinë ukrainase.
Apeli kundër dënimit të tij, u nis nga një avokat i shokut të tij luftëtar britanik Shaun Pinner, 48 vjeç, i cili po ashtu është dënuar me vdekje.
Të dy burrat janë dënuar me vdekje me pushkatim në një vendim muajin e kaluar pas një gjyqi të nxituar në të cilin nuk ishin paraqitur as dëshmitarët kryesorë.
Vëzhguesit e gjyqit kanë thënë se ka shumë pak gjasa që apeli i tyre të ketë sukses, duke i lënë luftëtarët në mëshirën e liderit pro-Putin, Denis Pushilin, cili tashmë ka thënë se nuk sheh ndonjë arsye për falje.
E me rastin e dhimbshëm të luftëtarëve britanikë, shpresa më e madhe për ta është një shkëmbimi i mundshëm me ushtarët rusë të burgosur në Ukrainë.
Kujtojmë se britanikët janë dënuar me vdekje së bashku me marokenin Brahim Saadoun për “veprimtari mercenare” duke luftuar për Ukrainën.