Protestat e dhunshme në Shkup kundër propozimit francez, plagosen 47 policë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

47 policë janë plagosur në protestat e mbrëmshme në Shkup, ku 11 prej tyre janë me lëndime të lehta, ndërsa dy të tjerë në gjendje kritike.

Kështu raportojnë mediat maqedonase, sipas të cilave, policia u sulmua me sende të forta, koktej molotov dhe fishekzjarrë. Situata më kritike mësohet se ka qenë para kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Protesta e dhunshme nisi rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme para godinës së qeverisë, duke hedhur mjete piroteknike dhe sende të forta, për të vijuar më pas te Ministria e Jashtme, ndërsa situata u përshkallëzua para Kuvendit, ku turmat e protestuesve u shpërndanë rreth orës 23:00 të mbrëmjes.

Mijëra vetë protestuan dje në ditën e katërt të protestës kundër pranimit të propozimit francez nga ana e qeverisë, që do të çonte në zhbllokimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Share This Article