Konservatori Liam Fox do t’i kërkojë dorëheqjen Johnsonit
Reporteri i politikës së BBC Nick Eardley thotë se ish-Sekretari i Mbrojtjes Liam Fox do të shkojë në selinë e kryeministrit për t’i kërkuar dorëheqjen.
Veterani konservativ sapo ka publikuar një letër drejtuar Boris Johnsonit ku e njofton për tërheqjen e mbështetjes së tij.
Një tjetër ministër jep dorëheqjen
Mims Davies është ministrja më e fundit që jep dorëheqjen. Ajo ishte ministre e punësimit në Departamentin e Punës dhe Pensioneve.
Ajo thotë se Partia Konservatore “ka nevojë për një fillim nga e para dhe nuk shoh rrugë tjetër përpara përveç kësaj”.
Kjo e çon në 27 numrin e ministrave dhe ndihmësve që kanë dhënë dorëheqjen.
Edhe pesë ministra të tjerë japin dorëheqjen
Kemi Badenoch, Neil O’Brien, Alex Burghart, Lee Rowley dhe Julia Lopez të gjithë kanë dhënë dorëheqjen përmes një letre të vetme.
Julia Lopez ishte ministre e Kulturës.
Lee Rowley ishte ministër i Biznesit.
Alex Burghart ishte ministër i Arsimit.
Neil O’Brien ishte ministër i Strehimit dhe Komuniteteve.
Kemi Badenoch ishte ministre e Qeverisjes Lokale.