Sot proteston opozita në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike ka thirrur sot shqiptarët në protestë kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Prej ditësh lideri i opozitës Sali Berisha dhe deputetë e anëtarë të PD-së kanë bërë thirrje për të dalë në shesh kundër kësaj qeverisjeje. Protesta do të zhvillohet para Kryeministrisë dhe PD ka kërkuar leje në Policinë e Tiranës nga ora 19:00 deri në 21:00.

Ndërsa në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

Por përveç masave të marra nga policia për mbarëvajtjen e rendit dhe nga PD për ecurinë e protestës, edhe Kryeministria ka marrë masat, duke blinduar dyert e godinës, sikurse në tubimet e mëparshme të opozitës.

Një ditë më parë lideri i opozitës, Sali Berisha, tha se protesta do të jetë epike për nga pjesëmarrja dhe qëllimet e saj, ndërsa shtoi se Edi Rama nuk meriton të qeverisë as edhe një ditë më shumë.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar më herët se do të marrë pjesë më 7 korrik në inagurimin e By Pass-it të Vlorës.

Pritet që protestës t’i bashkohen demokratë dhe qytetarë edhe nga qarqet e tjera të Shqipërisë.

Share This Article