Në këto ditë të trazuara, Boris Johnson ka arritur të flasë me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky për të përsëritur mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar.
Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ofrojë ndihmë jetike mbrojtëse për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe të punojë për t’i dhënë fund bllokadës së grurit në javët e ardhshme.
“Presidenti Zelensky falënderoi kryeministrin për veprimin e tij vendimtar ndaj Ukrainës dhe tha se populli ukrainas ishte mirënjohës për përpjekjet e Mbretërisë së Bashkuar”, tha një zëdhënëse e Downing Street.
Johnson e përfundoi telefonatën duke i thënë Zelenskyt: “Ti je një hero, të gjithë të duan”.
Ndërkohë, Zelensky e ka quajtur kryeministrin “mik të vërtetë të Ukrainës”, duke shtuar se ai është i bindur se politika e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ukrainës nuk do të ndryshojë së shpejti pavarësisht dorëheqjes së kryeministrit.
Ukraina fitoi shumë nga marrëdhënia e tyre me kryeministrin, duke përfshirë para së gjithash mbështetjen ushtarake, tha Zelensky për CNN.