Koreja e Jugut heq Japoninë nga lista e partnerëve të besueshëm tregtarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koreja e Jugut hoqi sot Japoninë nga lista e partnerëve të besueshëm tregtarë, lëvizja e fundit pas një sërë mosmarrëveshjesh. 

Lajmi u njoftua nga agjencia koreano-jugore e lajmeve, Yonhap.

Kompanitë vendase që dërgojnë mallra strategjike në Japoni tani do të duhet të paraqesin më shumë dokumente sesa në të kaluarën, duke ngadalësuar kështu procesin e miratimit.

Muajt e fundit, Tokio ka ndërmarrë një seri hapash tregtarë kundër Seulit, të cilat lidhen me një mosmarrëveshje ndaj pushtimit të Gadishullit Korean në vitet 1910-1945 nga Japonia.

Tokio deklaroi në fillim të korrikut se materiale të caktuara të përdorura për prodhimin e çipeve dhe mikroçipeve, në vend të licencave të lëshuara në të kaluarën, do të kërkojnë miratime individuale gjatë eksportit në Korenë e Jugut.

Kur qeveria e Tokios shpalli kufizimet e eksportit, argumentoi se marrëdhëniet mes të dy vendeve ishin dëmtuar ndjeshëm kohët e fundit./ATSH/

Share This Article