Pako me kanabis çokollatë në autobus, arrestohet shoferi i linjës Tiranë-Tropojë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një person është arrestuar nga Policia e Lezhës dhe Forcat Shqiponja, pasi në autobusin që drejtonte u gjetën 15 pako me kanabis në formë çokollate.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se në pjesën e bagazheve, në autobusin e linjës “Tiranë – Tropojë”, kishte lëndë narkotike të përpunuar si çokollatë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Linja”.

Gjatë këtij operacioni, në Kurbin, shërbimet e Policisë kanë ndaluar autobusin, ku dyshohej se ishte lënda narkotike dhe pas kontrollit në pjesën e bagazheve, në këtë autobus, është gjetur një çantë, brenda së cilës kishte 15 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e përpunuar si çokollatë, të cilat pas peshimit rezultuan rreth 3.1 kilogramë.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shoferi i autobusit, shtetasi A. I. 43 vjeç, banues në Tropojë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna hetimore nga ana e strukturave të Policisë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Share This Article