Albania
Gjosha: Qeveria të kryejë detyrat e shtëpisë dhe të gjejë zgjidhje të krizave
Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha deklaron se procesi i integrimit është një proces meritash dhe i takon qeverisë shqiptare të kryejë me përgjegjshmëri detyrat e shtëpisë dhe të mundohet të gjejë zgjidhje të krizave politike dhe institucionale që po kalon vendi.
Sipas Gjoshës, asnjë alibi apo situatë e krijuar për të shpërqendruar vëmendjen e qytetarëve dhe të mediave, nuk zhbën dot faktin se Shqipëria është një vend me probleme të mëdha të njohjes dhe respektit ndaj parimeve demokratike
Nëse Shqipërisë do t”i ofrohet një “Po” me kushte për negociatat, vijon Gjosha, kjo do të thotë se ne jemi sërish aty ku kemi qenë që nga viti 2016.
Gjosha i bën thirrje instancave më të larta të BE ta shikojnë vendimarrjen për Shqipërinë si një vendim për t”i dhënë shansin Shqipërisë dhe shqiptarëve të bëhen pjesë e një procesi që është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të domosdoshëm për të pasur një shtet të drejtë që lufton krimin, korrupsionin dhe padrejtësitë
Deklarata e plotë e Klajda Gjoshës
Duke qenë se na ndan vetëm një muaj nga vendimi që Këshilli Europian do duhet të marrë sa i takon çeljes së negociatave të Shqipërisë është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme që gjithë klasa politike shqiptare dhe në mënyrë të veçantë qeveria të fokusohen në këtë prioritet madhor për vendin.
Shqipëria ka që në nëntor të vitit 2016 që ka marrë rekomandimin pozitiv për fillimin e bisedimeve për anëtarësim falë votimit me 140 vota në Kuvendin e Shqipërisë të Reformës në Drejtësi. Sot edhe pas tre vitesh, qytetarët tanë vazhdojnë të presin konkretizimin e një procesi që do duhej të kishte filluar prej kohësh.
Loja me negociatat në vitin 2018, ku qytetarëve shqiptarë ju servir një fitore imagjinare duket qartë që e rëndojnë edhe sot pozitën e Shqipërisë për vendimarrjen e tetorit.
Procesi i integrimit është një proces meritash dhe i takon qeverisë shqiptare të kryejë me përgjegjshmëri detyrat e shtëpisë dhe të mundohet të gjejë zgjidhje të krizave politike dhe institucionale që po kalon vendi.
Asnjë alibi apo situatë e krijuar për të shpërqendruar vëmendjen e qytetarëve dhe të mediave, nuk zhbën dot faktin se Shqipëria është një vend me probleme të mëdha të njohjes dhe respektit ndaj parimeve demokratike, të mungesës së thellë të maturisë politike, mungesës së pjekurisë për vetëzgjidhur krizat, për të respektuar institucionet dhe mungesës së vullnetit për të realizuar zgjedhje me standarde nëpërmjet një sistemi të drejtë që i jep mundësinë qytetarëve të zgjedhin.
Nëse Shqipërisë do t”i ofrohet një “Po” me kushte për negociatat, kjo do të thotë se ne jemi sërish aty ku kemi qenë që nga viti 2016. Uroj të mos shohim sërish dekorata dhe delir për të mashtruar shqiptarët.
Qytetarët tanë meritojnë një “Po” pa kushte jo vetëm për shpirtin europian, por sepse është garancia e tyre e vetme që kushdo të jetë në pushtet për t”i drejtuar ata do duhet të qeverisë brenda një kornize strikte ligjore. I bëj thirrje sot instancave më të larta të BE ta shikojnë vendimarrjen për Shqipërinë si një vendim për t”i dhënë shansin Shqipërisë dhe shqiptarëve të bëhen pjesë e një procesi që është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të domosdoshëm për të pasur një shtet të drejtë që lufton krimin, korrupsionin dhe padrejtësitë!
I bëj thirrje të japin sinjalin jeshil që shqiptarëve t”i rikthehet shpresa për të jetuar në vendin e tyre me më shumë mundësi investimi dhe punësimi.Kapitujt janë e vetmja mënyrë për të kontrolluar politikën shqiptare që të mos marrë vendime në kurriz të qytetarëve.
Kapitujt janë i vetmi mekanizëm për të ndryshuar mentalitetin dhe kulturën qeverisëse që e mundon Shqipërinë në këto 30 vite tranzicion.
Së fundmi sot Këshilli Kombëtar i Integrimit kërkoi një rezolutë për procesin e Integrimit Europian. I rikujtoj Këshillit se Kuvendi çdo vit ka miratuar rezoluta të cilat nuk i zbatoi kurrë, ndaj bëj thirrje që në vend të rezolutave t”i kërkojë qeverisë nëse po implementohet apo jo strategjia e antarësimit dhe detyrat e lëna në të. Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur dhe që nga sot ka filluar dhe numërimin mbrapsht të një vendimi jetik për Shqipërine që do të merret në muajin tetor.
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
