Mbyllet mirë aventura e tre turistëve nga Republika Ceke që kishin mbetën të bllokuar në kufirin me Thethit dhe Valbonës, pikërisht në vendin e quajtur Curraj i Epërm.
Turistët në fjalë, janë shpëtuar pas dy operacioneve të kryera nga ekuipazhi i helikopterit të Forcës Ajrore EC 135, dhe mësohet se janë të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistët po eksploronin zonën por kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, si edhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjet.
Sipas burimeve, turistëve të huaj i është dashur që të ecin disa kilometra në këmbë, të ndihmuar nga forcat e rendit dhe banorët e zonës, sepse helikopteri nuk ka mundur që të ulet tek vendi ku kishin ngelur.