Christian Eriksen mund të quhet një futbollist i ri i Manchester United, por ende jemi në pritje të zyrtarizimit.
Mesfushori danez pas problemeve shëndetësore që pati qëndroi gjashtë muaj jashtë fushave, derisa nga janari u aktivizua me klubin anglez Brentford.
30-vjeçari pati paraqitje shumë të mira me Brentford ku në11 ndeshje shënoi një gol dhe asistoi në katër të tjerë.
Djajtë e Kuq kanë siguruar tanimë shërbimet e Eriksen i cili ka pranuar transferimin në Old Traford ku do të nënshkruajë një kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Këtë javë janë planifikuar që të mbahen edhe testet mjekësore me danezin që e pret një punë e vështirë.
‘Manchester evening news’ ka raportuar se drejtuesit e United kanë planifikuar t’i bëjnë testet mjekësore danezit këtë javë, teste që do të jenë të rrepta pasi Djajtë e Kuq janë të vetëdijshëm se Eriksen mund të ketë probleme të tjera.
Gjithsesi vet danezi ka pranuar që të ketë teste të rrepta mjekësore pasi ai është i sigurt se nuk ka më asnjë problem shëndetësor dhe është i etur për tu transferuar në Old Traford.