Monza e Berlusconit interesohet për Berat Gjimshitin. Një skuadër e ngjitur këtë sezon në Serie A, kërkon të afrojë elemente cilësore ku nuk pyet shumë për shpenzime.
Për këtë arsye, Adriano Galliani ka hedhur sytë dhe nga futbollisti i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.
29-vjeçari rinovoi në marsin e këtij viti kontratën e tij me Atalantën deri në vitin 2026, mirëpo nëse Monza i bën një ofertë te mirë, mund të ndryshojë gjithçka.