Integrimi, Shqipëria me sytë nga Maqedonia e Veriut, propozimi francez shkon në Kuvend

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Propozimi francez që do të hapte rrugën për nisjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Tiranën dhe Shkupin, shkon sot për votim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Për miratimin e tij duhen disa vota nga ana e opozitës, e cila nuk ka ndryshuar qëndrim dhe vijon të shprehet se nuk do të sakrifikojë gjuhën dhe identitetin në këmbim të integrimit europian.

Për të ulur tensionet në seancë do të jetë e pranishme edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pavarësisht konsultimeve të vazhdueshme dhe bindjes se kjo marrëveshje nuk cenon identitetin kombëtar nga Partia Social Demokrate në pushtet, VMRO DPMNE nuk ka ndërmend të lëshojë vota.

“Konkluzionet sa i takon këtij informacioni do të kishin kuptim vetëm nëse të njëjtat i pranon qeveria dhe e kanë për qëllim të bëhet korrigjim dhe jo pranim i propozimit francez”, tha një eksponent i opozitës.

Share This Article