Mediat në Maqedoni: Dhëndri i Ilir Xhakollit kapet për drogë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat në Maqedoni raportuan për zbulimin e një “shtëpie bari” në Ohër duke deklaruar se janë arrestuar 10 persona, mes tyre edhe pronari i investimit. Sipas mediave në fjalë, pronari është dhëndri i kryebashkiakut të Pogradecit, Ilir Xhakolli.

Abc konkaktoi me Xhakollin në lidhje me akuzat në fjalë. Përmes telefonit, ai mohoi gjithçka duke theksuar se dhëndri ishte me pushime në Turqi me familjen dhe nuk është arrestuar në Maqedoni.

“Unë jam vetë me pushime në Greqi me familjen, kurse dhëndri im është me familjen në Turqi. Nuk është arrestuar fare dhe s’ka lidhje me këtë ngjarje”, tha ai.

Share This Article