Dha jetën për të shpëtuar nga mbytja vëllain dhe shokun, Anri Kashiku sapo ishte kthyer nga Anglia

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I ndjeri Anri Kashiku, me origjinë nga Librazhdi dhe banim në Durrës kishte shkuar që në Angli dhe ishte kthyer pak ditë më parë në vendin tonë për të shijuar disa ditë pushime në Durrës.

Por në fakt këto pushime u kthyen në tragjedi, pasi i ndjeri duke shpëtuar nga mbytja të vëllanë dhe shokun, nuk arriti të dalë i gjallë në bregdet, ndërsa u mbyt.

I riu kishte pasion futbollin, teksa shkak i vdekjes së tij u bë mungesa e rojeve bregdetare në Durrës.

Si ndodhi ngjarja?

Rresth orës 12:00-13:00 deti ka filluar të trazohet dhe dy 15-vjeçarët kanë hasur vështirësi në ujë. Me t’i parë, Anri Kashiku është futur menjëherë në ujë për t’i shpëtuar.

I riu ka shkuar fillimisht me pedalone për të shpëtuar të miturit, por edhe mjeti filloi të mbytej. Në këtë moment Kashiku ka vendosur të mos e marrë mjetin, duke shkuar të shpëtojë vëllanë dhe shokun e tij me not. Ndërkohë, dallgët e kanë nxjerrë sërish pdealonen në breg.

18-vjeçari hero ia doli të shpëtonte dy të miturit që tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.

Shpresat për ta gjetur të gjallë Kashikun u shuan pasi kaloi kohë dhe nga i riu nuk dukej asnjë shenjë.

Policia njoftoi më vonë se kishte gjetur trupin e pajetë të 18-vjeçarit. Pas shumë minutash, trupi i pajetë i Anri Kashikut t është gjetur rreth 20 metra nga bregu i detit.

Share This Article