ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës 2 hours ago
Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit 2 hours ago
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez 5 hours ago
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar 5 hours ago
Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kritikat për amnistinë fiskale, Rama: Mungesë respekti për Shqipërinë dhe qeverinë

albnews by albnews
15 July, 2022
in Albania
0
Historike, Arabia Saudite hap qiejt për Izraelin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeveria është duke prezantuar sot nismën për amnistinë fiskale në një konsultim publik edhe me përfaqësues të biznesit. Zv/Kryeministri Arben Ahmetaj tha se nuk do të përfitojnë nga amnistia të dënuarit për vepra penale si krimi apo korrupsioni.

Ai tha se paratë e deklaruara nuk mund të transferohen jashtë vendit për 5 vite. Ndërsa Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se nisma do të ketë një afat mujor prej 9 muajsh.

RelatedPosts

Daily Mail: Shqipëria po ia kalon Spanjës si destinacion pushimesh për britanikët

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

“Ja këndoj këngën dhe nuk ma ndjen për asnjë”, zbardhen bisedat e Ballukut me Ervis Berberin

Gjatë fjalës së tij në konsultim, Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria sot është e strukturuar që ta implementojë amnistinë. Kritikat për projektligjin, Rama tha se janë mungesë respekti për Shqipërinë dhe qeverinë që ai drejton.

“Dua t’ju kujtoj të gjithëve, madje partnerëve tanë shumë të çmuar ndërkombëtarë që bota është në luftë. Shqipëria është pjesë e kësaj lufte dhe ndryshe nga shumë vende të tjera, Shqipëria ka marrë një vendim me një kosto shumë të lartë. Një kosto e cila nëse lufta zgjat përtej një limit të caktuar, mund të bëhet tërësisht e papërballueshme. Ky vendim është që fatura e energjisë e cila sot në tregun ndërkombëtar po i afrohet 500 Eurove për megavat nga 50-60 që ishte përpara luftës ose më saktë përpara kësaj krizës, të mos reflektohet në faturën e energjisë së familjeve dhe të biznesit të vogël. Nga dalin këto para? Ndërkohë që jemi shumë të vetëdijshëm që paketa jonë e parë e mbështetjes për ata më të prekurit nga inflacioni nuk ka zgjidhur të gjithë hallin. Një hall që vazhdon ndërkohë që paketa ka përfunduar. Dua t’ju kujtoj që ideja e amnistisë është një ide shumë e vjetër në Shqipëri. Asnjëherë nuk është materializuar nga një presion i caktuar i brendshëm dhe i jashtëm që besoj se ka pasur arsye që sot nuk ekzistojnë më. Shqipëria në atë kohë kur janë provuar amnistitë e tjera nuk kanë qenë të strukturuara siç është sot. Sot Shqipëria ka në vend një sërë strukturash që me efikasitet mund të realizojnë implementimin. Ne nuk e kemi menduar sot amnistinë. Amnistinë e kemi menduar që ditën e parë që kemi ardhur në qeveri, por nuk e kemi propozuar sepse kemi qenë të vetëdijshëm që ishte një ide që nuk i kishte ardhur koha, siç nuk i kishte ardhur koha edhe ligjit për kanabisin mjekësor. Propozimin e parë e kemi bërë pasi na ra një gjëmë e madhe ne kokë siç ishte tërmeti. Qeveritë kur angazhohen për amnistinë, angazhohen në funksion të thithjes së parë dhe nxjerrjes së parasë nga e zeza, në të bardhë. Nuk i bëjnë kot. T’i vish Shqipërisë dhe t’i thuash që shiko se amnistia “per se” është diçka e papranueshme është mungesë respekti për Shqipërinë dhe qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Miqve të shtrenjtë dhe partnerëve tanë do u them respekti reciprok është A-ja e punës sime në funksion të drejtimit të qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Me respekt mund të bëhet çdo kundërshti, mund të refuzohet ccdo ide, por ta trajtosh Shqipërinë si një vend me bisht, ndërkohë që amnistia është bërë në mënyrë të rregullt pa asnjë polemikë në të gjitha vendet që na japin mësime kjo nuk është asgjë e drejtë, kjo nuk është asgjë e duhur, kjo nuk është asgjëja që çmon respektin gati-gati pa kushte që ka Shqipëria ndaj partnerëve të saj”, u shpreh Rama.

Më tej ai shtoi: “Të çohen dhoma tregtie me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë fletë-rrufe për këtë iniciativë të qeverisë, kjo është vetëm mungesë respekti për sovranitetin, për dinjitetin dhe për të drejtën e Shqipërisë për të pasur ambiciet e saj. Nuk ka asgjë tjetër sepse institucionet financiare patjetër mund të kenë kundërshtimet e tyre legjitime, institucionet kundër krimit, kundër pastrimit të parave, patjetër mund të kenë, por dhoma tregtie! Hajde ma nxirrni një biznesmen në Shqipëri që çohet dhe thotë nuk duhet amnistia, një. Ma nxirr një kryetar dhome tregtie, përjashto kryetarin e kryetare që është Inesi që nuk është marrë ndonjëherë me biznes, që nuk ka bërë një transaksion të fshehtë, një. Përfshirë edhe kryetarët e dhomave të vendeve partnere dhe nuk flas këtu me hipoteza, por me fakte”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

5 November, 2025
Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

5 November, 2025
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

5 November, 2025
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result