Partia Demokratike publikoi fakte të reja në lidhje me kompaninë që sipas demokratëve ka miratuar faturat fiktive të inceneratorëve. Deputeti Belind Këlliçi theksoi se dokumentet e publikuara provojnë evazionin fiskal, ndërsa shtoi se të gjitha informacionet do të depozitohen në SPAK.
“Duhet të dini se prej vitit 2016, rastësisht në të njëjtën periudhë kur nisi dhe afera me inceneratorët, ekziston një kompani e cila ka lejuar dhe miratuar faturat fiktive të punimeve imagjinare të inceneratorëve dhe kjo kompani quhet Ave Consulting”.
Sot po publikojmë dy dokumente autentike. E para është kontrata e mbikëqyrjes së punimeve me inceneratorin e Tiranës në vlerën 649 440 euro dhe dokumenti i dytë është konfirmimi i kësaj kompanie për mbylljen e punimeve për inceneratorin e Fierit.
Është pikërisht kjo kompani, “Ave Consulting”, e cila ka miratuar çdo faturë e situacion për këto kompani dhe ndërkohë ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e punimeve në inceneratorin e Fierit që më 31 mars të vitit 2021, e ndërkohë jemi në korrik të vitit 2022 dhe inceneratori i Fierit, ende nuk është në punë dhe funksional”.