Von der Leyen e përsërit qëndrimin e saj: Do ta respektojmë gjuhën maqedonase

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e Komisionit Evropian e ka përsëritur qëndrimin e saj në lidhje me negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Ajo sot në një postim në Twitter ka shkruar se BE do ta respektojë gjuhën maqedonase.

“Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj. Ne e respektojmë këtë plotësisht”, ka shkruar Von der Leyen duke e shpërndarë një video nga fjalimi i saj i djeshëm në Kuvendin e RMV-së.

Ajo dje para deputetëve të Kuvendit theksoi se Maqedonia e Veriut ka mundësi të veçantë për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së.

Share This Article