ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 4 hours ago
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi 4 hours ago
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së 4 hours ago
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Oficer shqiptar në Portin e Doverit, Nano në Britaninë e Madhe për emigracionin e paligjshëm, luftën ndaj krimit dhe pastrimin e parave

albnews by albnews
15 July, 2022
in Albania, UK
0
Oficer shqiptar në Portin e Doverit, Nano në Britaninë e Madhe për emigracionin e paligjshëm, luftën ndaj krimit dhe pastrimin e parave
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në portin e Doverit në Britaninë e Madhe do të vendoset një oficer Policisë shqiptare me qëllim shkëmbimin në kohë reale të informacioneve në rastet kur ka shtim të lëvizjes së shtetasve shqiptarë. Kjo është rënë dakord gjatë vizitës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano në Britaninë e Madhe.

“Gjithashtu u krye një vizitë në portin e Dover, ku u pa nga afër trajtimi i fluksit të emigrantëve të paligjshëm, nga autoritetet britanike, si dhe u ra parimisht dakord për vendosjen e një oficeri të Policisë shqiptare në këtë port, me qëllim shkëmbimin në kohë reale të informacioneve në rastet kur në këtë port ka shtim të lëvizjes së shtetasve shqiptarë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

RelatedPosts

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Titujt e Gazetave në UK

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

Me ftesë nga Drejtori i NCA (Agjencia e Luftës Kundër Krimit), Nano zhvilloi takime me homologun e tij në NCA, me Drejtorin e Përgjithshëm të Migracionit në Home Office, si dhe me autoritete të larta të agjencive homologe ligjzbatuese të Metropolitan Police, Antiterrorit Britanik dhe Border Force.

Në fokus të kësaj vizite ishte rritja e bashkëpunimit ndërmjet Policisë shqiptare dhe agjencive ligjzbatuese britanike, veçanërisht në luftën ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të ndryshme, migracionit të paligjshëm, si dhe pastrimit të parave të përfituara nga aktivitetet kriminale.

Gjatë takimeve, Nano ka marrë mbështetje të plotë nga drejtuesit e strukturave policore dhe agjencive ligjzbatuese në Britaninë e Madhe, në drejtim të parandalimit dhe goditjes së krimit të organizuar dhe terrorizmit, kultivimit të kanabisit dhe trafikimit të drogave të forta, si dhe të goditjes së kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta.

Drejtori shqiptar i ka siguruar ata se “sfidat janë të përbashkëta dhe pa një bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve, rezultatet nuk do të jenë në favorin tonë”. Nano siguroi se Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet dhe është shumë e angazhuar për të luftuar në krah me partnerët, fenomenet kriminale që dëmtojmë dhe cenojnë jetën, ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve të të dy vendeve tona, të BE-së e më gjerë.

Kjo vizitë vjen pas vizitave të njëpasnjëshme, të zhvilluara në SHBA, Gjermani, Greqi dhe Izrael, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, për të forcuar bashkëpunimin, rritjen e hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

27 December, 2025
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

27 December, 2025
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

27 December, 2025
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result