Pas vendimit të Maqedonisë së Veriut për të pranuar propozimin francez, ka reaguar edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Ai shkruan në Twitter se një Bashkim Evropian me Ballkanin Perëndimor pjesë të tij, bëhet më i fortë.
“Një Bashkim Europian që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë & Maqedoninë e Veriut, do jetë më i fortë & i begatë. Tani duhet të ecim përpara & të hedhim hapat e ardhshëm”, lexohet në postimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit në rrjetin social.