Tre persona mbetën të vdekur pas një atentati të ndodhur këtë të diel në urën e Tapizës në Fushës Krujë.
Policia bëri të ditur se një prej viktimave është Diklen Vata, i cili arriti të dilte nga makina pasi ajo u përfshi nga flakët, por është qëlluar me armë nga autorët.
Ndërkohë, dy personat e tjerë, të cilët ndërruan jetë si pasojë e zjarrit në makinë, dyshohet të jenë Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha.