1. Ngjarja ndodh në mes të ditës. (natën as autorët nuk e ndjejnë veten të sigurtë)
2.Viktima del që duhet të ishte në burg bazuar mbi akuzat që i bëhen publike ose person në kërkim!
3. Viktimat mund të jenë “emra të njohur” për policinë e shtetit me shumë gjasë “biznesmen”.
4. Autori/autorët largohen gjithmonë në një drejtim: “drejtim të paditur”.
5. Makina e autorëve gjendet, nga gazetarët, e djegur pak kilometra nga vendngjarja. Makina ose është e vjedhur ose ka numër rekord gjobash të papaguara.
6. Zjarrëfiksja dhe ambulanca bllokohen në trafik.
7. Makina funeralit mbërrin e para.
8. Policia mbërrin në vendngjarje dhe qetëson publikun. “Autorët dhe viktima janë me precedent penal. Asgjë për t’u shqetësuar, është larje hesapesh mes bandave rivale.
9. Policia nis punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
10. Policia saktëson se nuk pati viktima në makinat e tjera që po qarkullonin në atë moment.
11.Policia informon se ka ngritur postoblloqe në të gjitha pikat hyrëse e dalëse të Fushë Krujës e rrethinave. (Në pritje që autorët të paraqiten në ndonjë postobllok).
12. Pas reagimit të opozitës, policia do të thotë: “ju bëjmë thirrje të mos bëni politike me krimin!
13. Në darkë policia do të njoftojë se jep x lekë për këdo që jep informacion për identitetin e vendndodhjen e autorëve.
14. Nëse do të ishte fushatë zgjedhore policia do të shtonte: “në makinë nuk u gjetën materiale zgjedhore”
P.S. Përfundimi: Këto ngjarje ndodhin kudo në botë. Bëhen edhe filma.