Disa prej deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike janë mbledhur në ambientet e një hoteli në Tiranë për të diskutuar rreth të ardhmes së PD.
Shumica e deputetëve të pranishëm nuk i janë bashkuar Sali Berishës deri tani, por në takim kanë shkuar edhe deputetë që pas 6 marsit rishikuar qëndrimet e tyre duke dalë kundër Lulzim Bashës.
Si Grida Duma, Tomor Alizoti apo Ervin Salianji. Takimi është informal dhe burimet i thanë A2 CNN që nismëtar i tij është deputeti Lefter Gështenja.
Deputetët e pranishëm: Kreshnik Çollaku, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Helidon Bushati, Andia Ulliri, Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Arbi Agalliu, Lefter Geshtenja, Flamur Hoxha, Eralda Bano, Merita Bakiu, Zheni Gjergji, Dashnor Sula, Grida Duma, Orjola Pampuri, Enkelejd Alibeaj.