Spiunazh kundër muxhahedinëve, SPAK të tjera kontrolle në Laç dhe Lezhë, por asnjë i ndaluar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria e Posaçme vijon kontrollet dhe punën për identifikimin e personave të dyshuar sitë përfshitë për aktivitet spiunazhi, kundër MEK.

Së fundmi përveç marrjes në pyetje të 11 personave të tjerë, ish-anëtarë të MEK, Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontrolle edhe në disa banesa në Laç dhe Lezhë, që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rrjet spiunazhi.

Sipas informacioneve mësohet se, në këto banesa janë sekuestruar disa sende si laptop apo telefona që mund t’i vlejnë hetimit. Dyshohet se personat e vënë nën hetim kanë qenë të rekrutuar nga Ministria e Brendshme e Iranit për të goditur anëtarët e MEK ose njohur si muxhahedinët në Shqipëri.

Hetimet e SPAK nisën pas marrjes së indicieve se disa persona po përgatisnin një rrjet agjenturor dhe kishin krijuar nja shoqatë në Shqipëri, ku qëllimi ishte marrja e informacioneve për jetesën e muxhahedinëve që jetojnë në kampin në Manëz.

Në këtë rrjet spiunazhi dyshohet se ka edhe shtetas shqiptarë por që deri më tani asnjë nuk është ndaluar apo arrestuar.

Share This Article