Rama: Është zmbrapsur përfundimisht sulmi kibernetik mbi vendin tonë. Dyshojmë për një shtet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama deklaroi se është zmbrapsur përfundimisht sulmi kibernetik mbi vendin tonë dhe pjesa më e madhe e shërbimeve të e-Albania është rikthyer masivisht.

“Agresioni kibernetik ka ngjallur një shqetësim shumë të madh. Një agresion masiv kibernetik mbi Shqipërinë është zmbrapsur përfundimisht dhe shërbimet për publikun të e-Albania janë rikthyer masivisht dhe mbetet një numër i vogël i tyre për t’u rikthyer”.

Sipas tij, “ky bombardim nuk vjen nga qielli, por përmes internetit, një bombardim shumë i rëndë dhe koha për t’i rimarrë sistemet e bombarduara është kohë rekord”.

Rama tha se dyshon që një nga dy shtetet jo miqësore me Shqipërinë e ka kryer sulmin dhe tha se kjo do të publikohet sapo të vërtetohet.

“Ky është një agresion i organizuar nga një shtet. Nuk kemi ende të gjitha provat për të përcaktuar një nga dy shtetet”, shtoi Rama.

Share This Article