ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime 8 hours ago
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri 8 hours ago
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj 9 hours ago
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës 9 hours ago
Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Raporti i Dick Marty në Kuvend, Rama akuza të forta PD-së: Jeni serbë! E keni thikën gati për t’ia ngulur Kosovës

albnews by albnews
21 July, 2022
in Albania, Kosova
0
Raporti i Dick Marty në Kuvend, Rama akuza të forta PD-së: Jeni serbë! E keni thikën gati për t’ia ngulur Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama ka ngritur akuza të forta ndaj opozitës në seancën ku po diskutohet mes debateve, projektrezoluta e sjellë nga Partia Socialiste për zhbërjen e raportit të Dick Martit. Nga foltorja e Kuvendit, Rama i quajti demokratët serbë, që e kanë thikën gati në dorë për t’ia ngulur Kosovës, duke përmenduar votimin e raportit të Dick Martit në Asamblenë e Këshillit të Europës nga të dërguarit e kësaj force politike.

“Këta e duan Thaçin të varur për këmbësh për arsye te poltikës së tyre dhe perversitetit patriotik që nuk e bën asnjë komb e popull që për hir të hesapeve të brendshme të kërkojnë të therren vëllezërit në rrugët e botës, por e bën një gogol. Nëse raporti do mbetej personal do ishte roman horror për një luftë. Është raport i miratuar nga Këshilli i Europës ku jemi anëtarë. Jam krenar që mund të bëjmë kaq në krahasim me pafundësinë e asaj që ka bërë Thaçi. Që Shqipëria të flasë në emër të Adem Jasharit. Ju jeni serbë. Adem Jashari nuk ka nevojë për lëvdatat tuaja e tonat, por të mbrohet nga ky raport se është bërë pis gjaku i Adem Jasharit dhe familjes së tij dhe deri te dëshmori i fundit i UCK. Që ju do ta votoni nuk diskutohet, s’keni asnjë rrugë tjetër që ju nuk keni kuptuar asgjë sa keni qenë në pushtet kjo nuk diskutohet, por një gjë është e sigurt që historia del përpara pikërisht kur mendon që e kë lënë pas. Siç PD vajti në Asamblenë dhe me urdhër nga baca i madh hapi rrugë në gjithë këtë poshtërim, jo se do ta ndalonte por nuk duhej të përfshihej. E keni thikën në dorë sa herë duhet t’ia ngulni Kosovës dhe me thikën tuaj e keni përcjellë presidentin në detyrë të Kosovës për në Hagë”.

RelatedPosts

E reja britanike humbi jetën gjatë zhytjes në Sarandë, Babai kërkon dënim maksimal për instruktorin

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re

Kreu i qeverisë theksoi se përmes miratimit të kësaj rezolute synohet dinjitetit i popullit shqiptar dhe luftëtarëve të UÇK-së që nga Adem Jashari Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi. Sipas tij mospengimi i hetimeve nuk ka sjellë drejtësi, por ka bërë viktimë botërore .

“Shqipëria sot ka detyrën të veprojë, se sot kemi aktakuzën se për çfarë akuzohet Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të kyçur në një proces që nuk është çështja jonë, që është unikale në historinë e botës që një president në detyrë të merret peng dhe të mbyllet brenda pa akuzë. Kjo është unikale. Kjo nuk është çështja jonë. Çështja jonë është të vëmë në vend nderin e këtij kombi, Shqipëri, Kosovë ku janë shqiptarët. Shqipëria do të merret me reputacionin e cenuar të popullit shqiptar dhe do ta bëjë këtë me dinjitet. Zëri i Shqipwrisë do të dëgjohet në Strasburg. Ky proces hetimesh nuk ka sjellë asnjë drejtësi por ka bërë viktima figurat kryesore të UÇK se i tillë ka qenë qëllimi fillestar i atij rusit që nuk fliste në emrin e vet. Dhe ka bërë viktimë botërore një nga shëmbëlltyrat e krenarisë së UÇK. Këta flasin për luftën se u duket sikur marrin pjesë në luftë. Ne krenarinë për Kosovën na e jep lufta, që nga Rugova te Thaçi”. 

Rama akuzoi gjithashtu Kremlinin se fshihet pas këtij raporti.

“Njësi terroriste UÇK e ka quajtur një i vdekur që vjen këtu së bashku me partinë e tij. Asnjë fjalë për Dick Martin e Thaçin vetëm për Sllobodanin e për mua. Këta s’duan të dinë as për Kosovë e Shqipëri përveçse për karrige që ngulen mu në mishin e këtij vendi dhe që sjellin të mira materiale asgjë tjetër. Pyetja është; pse kur u dha mundësia për të ndihmuar drejtësinë Dik Marty nuk u paraqit fare dhe tha kam imunitet. Nuk e kam me atë, por ky proces e ka zanafillën në Kremlin. Ky është fakti. Është një anëtar i Këshillit të Europës që e ka avancuar këtë tezë dhe sot Shqipëria ka të drejtë të flasë me zë të lartë. Shqipëria nuk duhet ta kishte votuar atë raport në Këshillin e Europës, pro ishin të dërguarit të vdekurit që kujton se është i gjallë, Shqipëria nuk i pengoi për asnjë sekondë të gjitha hetimet”.

Rama i përmendi Berishës shpalljen non grata dhe paralajmëroi të tjera kufizime.

“Historia ka thënë që PS ka një bilanc absolut me interesin kombëtar nga dita 1, ndërkohë që bilanci i asaj që dikur quhej PD dhe tani është një tufë varkash druri që vini këtu dhe ju gënjen mendja që përballeni me anije. Oqeanin e harruan disa, do harroni Gjibraltarin dhe shumë shpejt do harroni dhe Adriatikun. Ju e furnizuar Sllovodan Millosheviçin dhe kjo nuk ikën kurrë se historia nuk ikën kurrë ju del përpara. Je non grata je i padëshirueshëm ik tani! “

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

4 November, 2025
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

4 November, 2025
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

4 November, 2025
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result