ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime 5 hours ago
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri 5 hours ago
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj 5 hours ago
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës 5 hours ago
Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama paralajmëron Berishën: Do shpallesh non grata edhe nga Britania

albnews by albnews
21 July, 2022
in Albania
0
Rama paralajmëron Berishën: Do shpallesh non grata edhe nga Britania
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga foltorja e Kuvendit sot, Edi Rama bëri një tjetër parashikim të zymtë për të ardhmen e Sali Berishës.

Sipas Ramës, kryetari i PD-së do të shpallet non grata edhe nga Britania e Madhe.

RelatedPosts

E reja britanike humbi jetën gjatë zhytjes në Sarandë, Babai kërkon dënim maksimal për instruktorin

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

Lirohet nga qelia Alqi Bllako – U dënua me 2 vite e 8 muaj burg, GJKKO: E ka shlyer me paraburgimin

“Ndërkohë që ju përpiqeni të na shpëtoni, çfarë ndodh? Non grata, të padëshirueshëm për kë? Për Sllobodanin, jo, ju i keni dhënë naftë. Për çfarë tjetër? Kujt nga kush? Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së shpejti vjen gjëja, afrohet vjen tek gadishulli i madh Britanik dhe pastaj do vijë këtu. Çfarë do bëni ju? Do luftoni për sovranitetin? Të kujt? Për ta përdorur flamurin si leckë si gjethe fiku”, u shpreh Rama.

Reagimi i Edi Ramës sot në parlament erdhi pas disa lajmeve të shpërndara pa shumë bujë në mediat pranë qeverisë, ku u njoftua paralajmërimi i të dërguarit të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, se vendi do të shpallë “të padëshirueshëm”.

“[…] ne si Mbretëri e Bashkuar po intensifikojmë përpjekjet tona për t’i shkëputur lidhjet mes politikës, biznesit dhe aktiviteteve të paligjshme si në botë ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor. Mbështetur mbi Regjimin tonë të Sanksioneve Globale Anti-Korrupsion ne kemi listuar 27 individë të përfshirë në korrupsion serioz në mbarë botën”, ka thënë Sir Stuart Peach, i Dërguari i Posaçëm i Kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor.

Sir Stuart Peach edhe në deklaratën e tij e ka bërë me dije se këtë javë marrë ndërmarrë veprime frenuese kundër disa individëve shqiptarë në lidhje me krimin dhe korrupsionin, të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara.

https://streamable.com/k8wwp8

“Këtë javë, ne ndërmorën veprime frenuese kundër disa individëve shqiptarë me lidhje të me krimin dhe korrupsionin, të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara. Kjo është vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Detajet e këtyre veprimeve nuk mund të bëhen gjithnjë publike”, ka vijuar Sir Stuart Peach.

Prej muajsh flitet se edhe Bashkimi Europian do të ndjekë një praktikë të njëjtë si SHBA me deklarimin publik të zyrtarëve të profilit të lartë që shpallen si të padëshiruar për shkak të implikimit në korrupsion ose krim.

Por kjo nuk është hera e parë që Edi Rama parashikon shpalljen non grata të Sali Berishës.

Në fillim të shkurtit 2019 Edi Rama ia pati thënë Berishës publikisht në parlament se SHBA e kishin shpallur non grata.

“Tani kam unë një pyetje të drejtpërdrejtë për ty. Sali, ti e kapërcen dot oqeanin po të duash? Hajde përgjigju. Më bëre një pyetje të drejtpërdrejtë. Ta dhashë përgjigjen e drejtpërdrejtë për të të bërë një pyetje të drejtpërdrejtë. Ti, po të duash, e kapërcen dot oqeanin Sali? Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt që unë nuk do e kapërceja dot oqeanin e jo më të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë, me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, se unë nuk kam mundësi të kërkoj diçka të tillë”, tha Rama në parlament në 1 shkurt 2019.

Parashikimi i Ramës erdhi në jetë kur më 19 maj të vitit 2021 sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zbuloi në Twitter shpalljen e Berishës si të padëshiruar në SHBA, duke i ndaluar atij dhe familjes hyrjen në këtë shtet.

“Aktet e korrupsionit nga ish-Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri.  Unë jam duke deklaruar publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne mbetemi #BashkëKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, thuhet në postimin e Sekretarit te Shtetit.

Sqarimi u bë më pas nga departamenti i Shtetit ku Berisha akuzohej për korrupsion domethënës dhe si minues i demokracisë në Shqipëri. ©LAPSI.AL 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

4 November, 2025
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

4 November, 2025
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

4 November, 2025
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result