Po shkonte në takimin e Ramës në Pogradec, aksidentohet këshilltarja e ministres

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident ku janë përfshirë makina të zyrtarëve të qeverisë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Memlisht.

Dy automjetet janë përplasur dhe për pasojë është dëmtuar pasagjerja e njërit nga mjetet me detyrë këshilltare e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastriliu.

Policia njofton se ajo po transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Mësohet se vajza po shkonte në mbledhjen që kryeministri Rama po zhvillon me kryebashkiakët e Pogradecit

Njoftimi i Policisë

Më datë 22.07.2022, rreth orës 11:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Memlisht, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin G. B., 25 vjeç, me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F. B., 40 vjeç. Për pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjetin tip “Volkswagen”, shtetasja E. K., e cila do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Me dy drejtuesit e mjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Share This Article