ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm në një gjyq të paprecedentë ukrainas 5 hours ago
Numri i qytetarëve irlandezë të deportuar nga SHBA-të është rritur me më shumë se 50% 5 hours ago
Gjykata Supreme e SHBA-së lejon që administrata Trump të kërkojë që seksi në lindje të shënohet në pasaporta 5 hours ago
OKB heq sanksionet ndaj presidentit sirian përpara vizitës në Shtëpinë e Bardhë 5 hours ago
Demokratët festojnë fitoret në zgjedhje. Rifitimi i pushtetit do të jetë më i vështirë 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Xhaçka: Akademia e FA-së do të akreditohet si një institucion i arsimit të lartë

albnews by albnews
20 September, 2019
in Albania
0
Xhaçka: Akademia e FA-së do të akreditohet si një institucion i arsimit të lartë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Këshilli i Ministrave pritet të miratojë së shpejti statusin e veçantë për Akademinë e Forcave të Armatosura, duke i hapur kështu rrugën ndryshimit rrënjësor të sistemit arsimor ushtarak në vendin tonë.

Ky status, mundëson jo vetëm hapjen e studimeve të ciklit të parë bachelor por edhe akreditimin e plotë të AFA dhe programeve të tij akademike.

RelatedPosts

“Më thirri në zyrë dhe më fyeu”, Pacolli rrëfen prapaskenat: Balluku s’na konsideroi fare në takim

Gjykata Kushtetuese ktheu Erion Veliajn në detyrë, Rama: Ky është një skandal

Zbulohen dy shtëpi bari, arrestohet djali, procedohet nëna, babai në kërkim. Në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Lajmin, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e ndau me studentë e pedagogë të Akademisë së Forcave të Armatosura në nisje të vitit të ri akademik 2019 – 2020, ku e ftuar ishte edhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini.

“Falë këtij transformimi, që në vitet që do të vijnë do të duhet ta çojmë edhe më tej, në Forcat e Armatosura po instalohet sot një sistem i mirëfilltë meritokracie dhe një nivel profesionalizmi që deri pak vite më parë ishte i paimagjinueshëm. Efektivët tanë tonë janë sot në gjendje të marrin pjesë në misione kudo ku shfaqet nevoja, për të kontribuar për sigurinë tonë kolektive, duke u angazhuar si të barabartë, krah për krah kolegëve të tyre në disa prej ushtrive më moderne e profesioniste.

Kjo akademi ka sot një rol vërtet shumë të rëndësishëm strategjik për transformimin e ushtrisë shqiptare. Forca e Armatosur që po ndërtojmë sot është në fakt shumë e ndryshme nga ajo që trashëguam. Aty ku dikur kishim një forcë të bazuar tek rekrutimi i detyruar, sot kemi një forcë më të vogël, profesioniste e vullnetare. E mbi të gjitha kemi një forcë që duhet të arrijë standardet e NATO që janë padyshim standardet më të larta që duhet të respektojë një forcë ushtarake kudo në botë”, tha Ministrja e Mbrojtjes në fjalën e saj.

Për Ministren Shahini, vendimi i ardhshëm i Këshillit të Ministrave hap një faqe të re për arsimimin e ushtarakëve shqiptarë.

“Ky nuk është një institucion i zakonshëm i arsimit të lartë, ndaj ne jemi duke punuar fort bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes që t’i japim një status të veçantë Akademisë së Forcave të Armatosura, që stafi akademik të trajtohet i njëjtë si institucionet e tjera të arsimit të lartë”, nënvizoi Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Për vitin e 11 radhazi, Akademia e Forcave të Armatosura ka hapur dyer për studentë nga disa vende të rajonit. Për vitin 2019-2020 do të ulen në auditorë 182 ushtarakë nga Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Greqia, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Gjeorgjia dhe Kosova.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm në një gjyq të paprecedentë ukrainas

Ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm në një gjyq të paprecedentë ukrainas

7 November, 2025
Numri i qytetarëve irlandezë të deportuar nga SHBA-të është rritur me më shumë se 50%

Numri i qytetarëve irlandezë të deportuar nga SHBA-të është rritur me më shumë se 50%

7 November, 2025
Gjykata Supreme e SHBA-së lejon që administrata Trump të kërkojë që seksi në lindje të shënohet në pasaporta

Gjykata Supreme e SHBA-së lejon që administrata Trump të kërkojë që seksi në lindje të shënohet në pasaporta

7 November, 2025
OKB heq sanksionet ndaj presidentit sirian përpara vizitës në Shtëpinë e Bardhë

OKB heq sanksionet ndaj presidentit sirian përpara vizitës në Shtëpinë e Bardhë

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result