Fejton/ Sulmi i perseritur i kryeministrit ndaj kryebashkiakut te Vlores, Dritan Leli, me kujtoi nje histori te para viteve 1990.
Personi i padeshiruar dhe qe i rrinin larg te gjithe per shkak te njolles ne biografi ishte nje mesues qe quhej Leka.
Sa here kishte probleme ne shkolle pershembull me ngrohjen, drejtori bertiste: Lek ti e ke fajin, pse nuk ke furnizuar shkollen me dru!
Sa here ndonje nxenes kishte sjellje te papelqyeshme drejtori ne mbledhje serisht: Lek perse x nxenes veproi keshtu, ti e ke fajin!
Nderkohe mesuesit e tjere heshtnin. Drejtori nuk po merrej me ta, shyqyr o ZOT!
Sa here binte gripi drejtori: Lek perse nuk e parandalove gripin?
Sa here dera mbyllej me zhurme drejtori ne mbledhje: Lek, perse nuk i meson njerezine si ta mbyllin deren me qetesi dhe edukate? Ti e ke fajin LEK!
Leka gjate mbledhjes degjonte dhe shkruante, mbante nje fletore perpara se shkruante me siguri fajet e tij, per kozmosin dhe per cdo gje te shtrember ne qytet.
Derisa nje dite, nje mesuese e re, e pamesuar me skenare ne perfundim te mbledhjes, e pyeti: Lek, shoh qe cdo takim kur te sulmojne ti vetem shkruan? Cfare mban ne ate ditar?
Leka pergjigjet: meqe u afrove dhe nuk veprove si mesuesit e tjere qe rrine larg meje, po ta tregoj. Leka hapi ditarin dhe shfletoi ditarin. Mesuesja e re lexoi.
E hene, u hap mbledhja. Koleget nuk pipetijne. Jane te qete se sjane ata armiku. Drejtori ngriti problemin e druve ne shkolle dhe me fajesoi mua si mesues.
Detyra per ty Lek: Mos u merzit..!
E marte, mbledhje ne shkolle, dikush kishte gervishur banken. Drejtori e gjeti fajtorin. Jam une.
Detyra per ty Lek: Mos u merzit, he burre!
E merkure, drejtori shpertheu ne akuza. Nxenesit kishin bere zhurme. Prape faji ishte i imi.
Detyra per ty Lek: Te thashe, vepro si diten e hene dhe te marte!
E enjte…..