Një nga avantazhet e të qenit një nga burrat më të pasur në botë është se mund të blesh më të shtrenjtën nga gjithçka- që nga shtëpitë e makinat, te jahtet, avionët privatë- dhe, të mos harrojmë, politikanët.
Kështu ndodhi që kur George Soros vendosi të ndihmonte presidentin e një vendi të varfër të Afrikës Perëndimore që të çimentonte bazën e tij të pushtetit disa vite më parë, ai pranoi të paguante shuma të mëdha për të siguruar ndihmën e rregullt të një Tony Blair.
Të dhënat financiare të prodhuara nga organizata jofitimprurëse e miliarderit amerikano-hungarez, Open Society, zbulojnë se në vitin 2012, ai shpenzoi 601 mijë dollarë për të punësuar Blair dhe ndihmësit e tij që të ndihmojnë liderin e Guinesë që ‘të menaxhojë dhe ekzekutojë një axhendë ambicioze reformash në mënyrë efektive’.
Paratë kesh iu paguan fondacionit personal të Blair ‘Iniciativa për Qeverisjen e Afrikës’. Në këmbim, një mik i Sorosit (dhe presidenti i Guineas), Alpha Conde mori shumë këshilla të paçmueshme, duke përfshirë edhe mënyrën se si të bëhej PR pas përleshjeve të dhunshme, gjatë të cilave forcat qeveritare qëlluan për vdekje nëntë aktivistë të opozitës dhe plagosën qindra të tjerë.
“Ne po e humbasim betejën e komunikimit, pjesërisht sepse qeveria ka qëndruar kryesisht e heshtur gjatë javëve të fundit,” këshilluan politikanin afrikan, ekspertët e spin-it nga ekipi i Blair në fund të vitit 2013. Ata sugjeruan që të krijohej një narrativë e re, në të cilën ‘ne duhet të shihemi si pala që ka qenë gjithmonë e hapur ndaj proceseve demokratike dhe dialogut’.
Në një rast tjetër, Blair kontaktoi personalisht Hillary Clinton, e cila në atë kohë ishte Sekretare e Shtetit të SHBA, duke kërkuar ndihmë për të bindur Fondin Monetar Ndërkombëtar që të shpejtojë lëvizjet për të lehtësuar borxhin kombëtar të Guinesë.
“Shoqata ime bamirëse po ndihmon presidentin e Guinesë me fondacionin e Sorosit,” i tha Blair zonjës Clinton në një email të zbuluar të shkurtit 2012, duke shtuar se ndihma financiare do ‘bënte një ndryshim të madh, pasi presidenti ka zgjedhje në fillim të verës… çdo mbështetje do të ishte shumë e mirëpritur’.
Zonja ia kaloi kërkesën e çuditshme të Blair zyrtarëve të Thesarit të SHBA dhe sugjeroi që Soros të telefononte personalisht Sekretarin e Thesarit, Timothy Geithner, për të parë nëse mund të tërhiqeshin fijet.
Disa muaj më vonë, hej presto!- ky rrjet komod tha fryte.
FMN fshiu 2.1 miliardë dollarë të borxhit të Guinesë. Jo shumë kohë më pas, presidenti Conde u rizgjodh me sukses gjithashtu.
Pasi pagoi faturat e Blair, Soros mori gjithashtu një rol praktik në mbështetjen e Conde përpara atyre zgjedhjeve, duke organizuar takime mes tij dhe ndërmjetësve të fuqisë së huaj (në shtator të vitit 2011, ai priti presidentin afrikan dhe djalin e tij në apartamentin e tij në Nju Jork). Herë pas here gjatë kësaj periudhe, Soros dukej se merrte përsipër të vepronte si një negociator pothuajse zyrtar për qeverinë e Guinesë.
Në të vërtetë, ai dukej se po përfaqësonte joformalisht regjimin e Conde në Londër atë vit me një firmë minerare braziliane, e cila kishte interesa në vendin afrikan.
Në një email të brendshëm, të dërguar menjëherë më pas, drejtuesit e kompanisë Vale, thanë atyre u ishte thënë nga Sorosi që të kontribuonin me 250 milionë dollarë për qeverinë e Guinesë, në mënyrë që të lejoheshin të vazhdonin të punonin atje.
Mesazhi sugjeronte se Soros po sillej sikur populli i Guinesë e kishte zgjedhur atë për të drejtuar vendin e tyre. Ata u ankuan se nuk ka të drejtë të flasë në emër të tyre.
Këto dhe episode të tjera intriguese pritet të shfaqen në një çështje gjyqësore të profilit të lartë, e cila aktualisht po kalon nëpër gjykatat e Nju Jorkut.
Në qendër është një manjat izraelit i quajtur Benjanim Steinmetz, i cili pretendon se gjatë viteve të para të Conde- Soros komplotoi për t’i hequr të drejtat e vlefshme të minierave në vendin afrikan.
Steinmetz pretendon se Soros përdori një rrjet grupesh presioni që ai financon për të kryer këtë fushatë, për të cilën ai pretendon se ishte motivuar nga antipatia e gjatë mes dy burrave. Ai tani po kërkon një kompensim befasues prej 10 miliardë dollarësh.
Padia e quan në mënyrë dramatike Sorosin ‘një miliarder shantazhues që vepron në shpërfillje të plotë të sundimit të ligjit dhe të drejtave të të tjerëve’.
Soros nga ana e tij mohon shkeljet. Ai do të argumentojë se Steinmetz u ndëshkua me të drejtë nga qeveria e Guinesë për marrjen e të drejtave të minierave në mënyrë korruptive. Rasti sillet rreth disa episodeve të diskutueshme, në të cilat asnjëra palë nuk duket të ketë një monopol absolut as mbi të vërtetën, as mbi virtytin.
Megjithatë, ndoshta më e rëndësishme se të drejtat dhe gabimet e tij të veçanta- të paktën në kontekstin e ngjarjeve të fundit- është ajo që zbulon për mënyrën se si George Soros e përdor perandorinë e tij filantropike globale për të çuar përpara axhendat e tij.
Sepse çështja ofron një pasqyrë të rrallë të metodave me të cilat 87-vjeçari, gjenia e të cilit si financier e bëri atë njeriun e 29-të më të pasur në botë, është konsideruar nga miqtë dhe armiqtë si një nga fuqitë më me ndikim politik në kohët moderne.
Por fillimisht pak histori. George Soros është një menaxher i lindur në Hungari, i njohur më së miri në Britani si ‘njeriu që theu Bankën e Anglisë’ në atë që njihet si ‘E mërkura e zezë’ kur fitoi mbi 1 miliard dollarë duke vënë bast se vlera e paundit do të binte.
Spekulimet e tij me monedhën, atë ditë në vitin 1992, sollën zhvlerësimin e stërlinës, duke e detyruar Britaninë e Madhe të dalë nga Mekanizmi i Kursit të Këmbimit dhe duke i kushtuar taksapaguesve rreth 3.3 miliardë sterlina në proces. Në vende të tjera, megjithatë, Soros është ndoshta i njohur për sasinë e jashtëzakonshme të pasurisë së tij që i është kushtuar filantropisë.
Pavarësisht industrisë grabitqare në të cilën punon ai, bindjet e tij janë kryesisht liberale dhe ai, gjatë tre dekadave të fundit, ka qenë ndoshta nga mbështetësit me energjikë në botë të kauzave të majta, duke shpenzuar rreth 14 miliardë dollarë për t’i promovuar ato.
Ai drejton punët e fushatës përmes fondacionit ‘Open Society’, një organizatë grantmarrëse me 1600 punonjës dhe degë në 43 vende, duke përfshirë një degë në Londër, e cila kërkon të ‘ndërtojë një demokraci të gjallë dhe tolerante, qeveritë e të cilave janë të përgjegjshme dhe të hapura për pjesëmarrjen e të gjithë njerëzve’.
Arka e saj përmban rreth 25 miliardë dollarë.
Për mbështetësit, kjo përfaqëson një përpjekje unike fisnike që e vendos Sorosin në traditën e filantropistëve të tillë si Andrew Carnegie, industrialisti viktorian që përdori pasurinë e tij për të ndërtuar biblioteka dhe Bill Gates, që po shpenzon triliona për të luftuar sëmundjet.
Megjithatë kritikët argumentojnë se natyra e hapur politike e shumë kauzave që mbështet Soros- siç është përpjekja për të sabotuar Brexit, i bëjnë aktivitetet e tij problematike.
Pavarësisht se është i pazgjedhur dhe ka pak lidhje të dukshme në shumë vende ku operojnë organizatat e tij, burimet e tij financiare kanë potencialin që të përmbysin demokracinë, në vend që ta ndërtojnë atë, argumentojnë ata.
Për shembull, duke mbështetur politikanë individualë si presidenti i Guinesë, ai po minon partitë opozitare, të cilat mund të mbështeten nga një pjesë e konsiderueshme e elektoratit të një vendi. Ndonëse motivet e tij mund të jenë të nderuara, kritikët thonë se të paktën kjo përbën një ndërhyrje.
Nëse fushata e tij do të kishte sukses për ndalimin e atij që ai e quan fatkeqësia e Brexit, ky do të ishte një shembull tjetër i përmbysjes së një referendumi, i cili, pavarësisht nga bindjet politike të dikujt, ishte me më shumë se 30 milionë vota, një nga ushtrimet më të vëzhguara gjerësisht në historinë e demokracisë britanike.
Se si kjo përputhet me qëllimin e tij të deklaruar për t’i bërë qeveritë më të përgjegjshme dhe më të hapura me pjesëmarrjen e të gjithë njerëzve, është supozimi i kujtdo.
Ndërkohë megjithatë, dashuria e Soros për BE-në është pa dyshim e sinqertë, ajo mund të jetë gjithashtu e motivuar në një pjesë të madhe nga interesi vetjak.
Për BE-në, vitet e fundit kanë qenë një aleat ndihmues në avancimin e kauzave afër zemrës së tij, nga të drejtat e refugjatëve, te reformimi i legalizimit të drogës.
Marrëdhënia mes organizatave të tij dhe Brukselit u zbulua me rrjedhjen e një dokumenti prej 177 faqesh, të titulluar ‘Aleatë të besueshëm në Parlamentin Europian’. Dokumenti përmbante një listë me 226 deputetë që mendoheshin se çojnë përpara axhendën e organizatave të Sorosit.
Mes tyre ishte edhe Martina Anderson e Sinn Fein, një ish-anëtare e IRA-s, e cila kreu 12 vite burg për vepra terroriste.
Përsëri, vetë ekzistenca e një liste të tillë e ndan opinionin. Disa mund të thonë se është pjesë e një operacioni lotimi të mirëdrejtuar, për të cilën do të krenohej çdo organizatë profesioniste e fushës.
Megjithatë kritikët argumentojnë se kjo tregon një dëshirë të pashëndetshme për të ndikuar te eurodeputetët që zbulohet se janë zgjedhur për t’i shërbyer njerëzve të kombeve të tyre, në vend që të përfaqësojnë interesat e përkëdhelura të një miliarderi të huaj.
Po aq problematik, në një kontekst të tillë, ishte një dokument i dytë i brendshëm, i cili doli në vitin 2016, duke përshkruar se si Shoqëria e Hapur kishte kërkuar të çonte përpara axhendën e saj në Moldavi duke shpenzuar 141 mijë dollarë për të mbështetur kryeministrin e atëhershëm, Iurie Leance.
Memorandumi vë në dukje se Leanca është një ish-anëtar i bordit të Fondacionit të Sorosit në Moldavi.
Më tej zbulohet se Shoqëria e Hapur po financonte në heshtje katër nga këshilltarët e tij kryesorë.
Ndërsa arsyetimi për dëshirën për të mbështetur politikanin ishte krejtësisht legjitim- Moldavia kishte nevojë për ndihmë për t’iu kundërvënë Rusisë së Vladimir Putinit- metodat nëpërmjet të cilave organizata e Sorosit e ndoqi këtë qëllim rezultuan të ishin të diskutueshme. Sepse është kundër ligjit moldav që ndihmësit e kryeministrit të paguhen nga një organizatë e palës së tretë.
Për kritikët, një gjimnastikë e tillë financiare është në kundërshtim me frymën (nëse jo me germën) e ligjit. Dhe, përsëri, shkalla e ndikimit që ata duket se i kanë dhënë Shoqërisë së Hapur mbi një qeveri të zgjedhur, ngre pikëpyetje nëse demokracia u përmbys./Marrë me shkurtime