ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj 5 minutes ago
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës 7 minutes ago
Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re 9 minutes ago
Lirohet nga qelia Alqi Bllako – U dënua me 2 vite e 8 muaj burg, GJKKO: E ka shlyer me paraburgimin 11 minutes ago
Bardhi publikon mesazhet e Ballukut me Berberin për Tunelin e Llogarasë: “Arta më tha se ka folur me ty…” 49 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Várhelyi: Vendet kandidate të BE duhet ‘t’i bindin’ shtetet anëtare se janë të përgatitur

albnews by albnews
23 July, 2022
in Albania, Bota
0
Várhelyi: Vendet kandidate të BE duhet ‘t’i bindin’ shtetet anëtare se janë të përgatitur
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Vendet kandidate për anëtarësim në BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë dritën jeshile nga të gjitha 27 vendet anëtare për të filluar negociatat e anëtarësimit.

Pas njoftimit të së hënës, krerët e të dy vendeve u ftuan në Bruksel të martën për të diskutuar atë që kryeministri çek Petr Fiala e përshkroi si “hapat e ardhshëm në rrugën e tyre drejt BE”.

RelatedPosts

Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

Lirohet nga qelia Alqi Bllako – U dënua me 2 vite e 8 muaj burg, GJKKO: E ka shlyer me paraburgimin

Bardhi publikon mesazhet e Ballukut me Berberin për Tunelin e Llogarasë: “Arta më tha se ka folur me ty…”

“Me këtë, ne mund të kalojmë në fazën tjetër të procesit të pranimit për të dy vendet,” tha Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi për Euronews. “Kjo do të thotë se ne mund të fillojmë tani negociatat e pranimit ndërsa flasim.”

Përveç Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, katër vende të tjera të Ballkanit Perëndimor janë në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit. Serbia dhe Mali i Zi kanë hapur negociatat e anëtarësimit dhe ndërkohë kanë mbyllur disa kapituj tematikë nga 35 gjithsej.

Bosnja dhe Kosova konsiderohen si vende kandidate potenciale, pasi i kanë nënshkruar Marrëveshjet e tyre të Stabilizim Asociimit, por negociatat që atëherë kanë ngecur për të dyja.

Ukrainës dhe Moldavisë iu dha statusi i kandidatit në sesionin më të fundit të Këshillit Evropian në Bruksel, më 23 qershor.

Përveç kësaj, Turqia është gjithashtu një kandidate, e cila ka paraqitur kërkesën e saj për t’u anëtarësuar në Komunitetin Ekonomik Evropian, paraardhësi i BE-së, që në vitin 1987, por shanset e saj për t’u bërë një anëtare e plotë konsiderohen pothuajse inekzistente.

“Ndjesia ime tani është se ka shumë më tepër hapje për të mirëpritur anëtarë të rinj të BE-së, por sigurisht që këta anëtarë të rinj do të duhet t’i bindin anëtarët aktualë se janë të gatshëm jo vetëm të respektojnë, por të përmbushin të gjitha kërkesat,” tha Várhelyi.

“Nëse Evropa dëshiron të jetojë në siguri, prosperitet dhe stabilitet, ajo duhet ta ketë fqinjin e saj, Ballkanin Perëndimor, të integruar plotësisht. Kjo luftë në Evropë, agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, e ka dëshmuar rëndësinë e kësaj,” shtoi ai.

Zhvillimi historik erdhi pasi Maqedonia e Veriut votoi për të pranuar të ashtuquajturin propozim francez si një mjet për t’i dhënë fund vetos nga fqinji i saj, Bullgaria, e cila kishte bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit që nga viti 2020.

© SYRI.net

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

4 November, 2025
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

4 November, 2025
Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re

Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re

4 November, 2025
Lirohet nga qelia Alqi Bllako – U dënua me 2 vite e 8 muaj burg, GJKKO: E ka shlyer me paraburgimin

Lirohet nga qelia Alqi Bllako – U dënua me 2 vite e 8 muaj burg, GJKKO: E ka shlyer me paraburgimin

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result