Të dhënat e fundit për numrin e infeksioneve janë më të lartat që nga mesi i prillit, por ende nën rekordin prej 4,9 milionë infeksionesh të regjistruara në fund të marsit
Londër
Numri i infeksioneve nga COVID-19 në Britani sërish është rritur në mbi 3,7 milionë, bëri të ditur sot Zyra e Statistikave Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këto të dhëna janë për javën deri më 14 korrik dhe tregojnë rritje prej 7 për qind në krahasim me javën e mëparshme kur pati një rritje javore prej 29 për qind. Bazuar në këto të dhëna, konstatohet se përhapja e koronavirusit mund të ngadalësohet.
Të dhënat e fundit për numrin e infeksioneve janë më të lartat që nga mesi i prillit, por ende nën rekordin prej 4,9 milionë infeksionesh të regjistruara në fund të marsit.
Shkalla e infektimit ishte më e lartë tek personat e moshës 16-24 vjeç.