Zjarrfikësit po luftojnë me flakët e mëdha rreth Londers dhe vetëm 25 milje larg nga Aeroporti Heathrow.
Zjarrfikësit kanë nxituar në vendngjarje për të shuar “një zjarr të madh” në Hankley Common në Surrey – i cili ka shkaktuar një shtëllungë gjigante tymi për të mbuluar Aeroportin Heathrow.
Shërbimi zjarrfikës u kërkoi vendasve të mbanin dyert dhe dritaret të mbyllura në mes të një vale te madhe tymi.
Perfaqesues se Aeroportit Heathrow deklarojne se tymi nuk po ndikon në asnjë funksion të aeroportit për momentin.
Janë raportuar gjithashtu zjarre të veçanta në zona të tjera të Londrës, pasi vala rekord e të nxehtit të javës së kaluar vazhdon të ndezë zjarre në të gjithë Britaninë.
Banoret deklarojne se kane parë tym në Wembley, në Londrën Perëndimore dhe në Londrën e Veriut në Finchley, si dhe Hendon në Barnet në Londrën Veriperëndimore.
Një tjetër zjarr i madh është raportuar gjithashtu në Thamesmead në Londrën Juglindore.
Shërbimi zjarrfikës konfirmoi se po luftonte një zjarr në bar në Defense Close, ku ka tetë makina zjarrfikëse, një varkë zjarrfikëse dhe afërsisht 65 zjarrfikës.