Meta sigurims, Nikolla: Rast tronditës! Kuvendi duhet të ndërhyjë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nikolla deklaron se Kuvendi do të ndërhyjë menjëherë.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit. Duke quajtur rastin tronditës të politikanit bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit, Nikolla deklaron se Kuvendi do të ndërhyjë menjëherë. Ajo falenderon Autoritetin e Dosjeve të cilët i kanë dërguar letër dhe kërkesë për ndërhyrje. Po ashtu, Nikolla tregoi se sot ka mbledhur kryetarët e grupeve parlamentare të cilët i ka informuar për identitetin e politikanit në fjalë. Po ashtu, ai tha se do të mbledhë Kuvendin në çdo kohë që këto forca politike do të kene nevojë.

Për rastin e një politikani, Autoriteti i Dosjeve ka nisur një letër drejt meje, ato kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Rasti është tronditës, kam thirrur sot kryetarët e grupeve parlamentarë, i kam informuar për letrën dhe për identitetin. Do e mbledh Kuvendin në cdo kohë që forcat politike do të kene nevojë. ‘- u shpreh Nikolla.

Share This Article