Budina sfidon Ramën e Veliajn: E ndëtojmë me paratë tona siç ishte, bëjeni të riun diku tjetër

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktori Edmond Budina komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv deklaratën e Erion Veliajt për ndërtimin e Teatrit të ri. Budina tha se Veliaj flet broçkulla ndërsa shtoi se kryebashkiaku i Tiranës duhet të shkojë në burg pasi Teatri Kombëtar është shembur me njerëz brenda.

Më tej aktori u shpreh se betejën do ta vazhdojnë ndërsa kërkoi që teatri duhet rindërtuar aty ky ishte dhe ashtu siç ishte. Aktori Budina sfidoi Ramën e Veliajn duke iu kërkuar të ndëtojnë një teatër të ri pak më tej, dhe atë që shembi qeveria tha se do ta ndërtojnë qytetarët me paratë e tyre, por ironizoi se kryebashkiakut të Tiranës dhe kryeministrit nuk iu intereson Teatri, por trualli i tij.

“Ata e filluan shembjen me njerëz brenda. Ai po flet kundër ligjit. Për këtë fakt që e pohon me gojën e tij, duhet të shkojë para gjykatës.

Sfidoj Veliajn e Ramën, nëse duan kulturën dhe teatrin, ta ndëtojnë të riun nëse s’duan ta ndëtojnë tek bulevardi i ri, ta ndëtojnë tek parkimi i PD-së, në shpinë të Teatrit Kombëtar, dhe marrim përsipër ne qytetarët e Shqipërisë ta ndëtojmë teatrin me paratë tona ashtu si ishte, aty ku ishte.

A janë të gatshëm ta bëjnë këtë gjë? Nuk janë sepse ju intereson trualli dhe jo teatri.”-tha Budina.

Share This Article