Një autobot që transportonte gaz është përmbysur në Rrugën e Kombit, pranë vendit të quajtur Fang. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë boti është batuar dhe ka rënë në aksin e kundërt të lëvizjes, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime.
Aksidenti që ndodhi rreth orës 15:20 në segmentin Milot – Rubik, pas përmbysjes së një autoboti me gaz, ka krijuar trafik dhe bllokim të qarkullimit.
Për këtë arsye lëvizja drejt Kukësit po bëhet nëpërmjet aksit të vjetër Pllanë – Rubik.
Policia Mirditë/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Milot – Rrubik”, në fshatin Fang, shtetasi E. S., gjatë drejtimit të automjetit tip “Scania” (bot që transportonte gaz), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë boti është batuar dhe ka rënë në aksin e kundërt të lëvizjes. Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.