Berisha komentoi nga Mirdita shpalljen non grata nga Mbretëria e Bashkuar. Kreu i selisë blu theksoi se nëse del një fakt i vetëm kundër tij, absolutisht do të marrë çdo vendim ndaj vetes.
Ndër të tjera Berisha tha se s’mund të pranojë një gënjeshtër për të vërtetë. Sakaq, Berisha tha se ka kontribuuar për sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar kur ka qenë në pushtet.
“Mafia e Soros shpifi se kam kërkuar shpalljen non grata të tij. I pari që do shpall non grata është Soros. Ai është ideolog i drogës, merr nisma për të ndaluar luftën kundër drogës.
Kurse Rama zëvëndëson Procesin e Berlinit me Ballkanin e Hapur. Për rastin e non gratas nga Mbretëria e Bashkuar.
Nuk është në natyrën time të mburrem, por thonin lidhjet me krimin kanë cenuar sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar. E turpshme, kjo është e padenjë.
Kur kam qenë në pushtet, modestish kam kontribuuar në sigurinë e atij vendi dhe jam falenderuar nga autoritetet e larta të atij vendi. Të humbësh çdo moral, nuk është qeveria, se e di kush janë.”-tha Berisha.