Zv/kryeministrja, Belinda Balluku, drejtorja e AKSHI-t, Linda Karcanaj dhe përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigurinë kibernetike, Kevin Chin, dhanë detaje lidhur me sulmin masiv ndaj sistemeve, punën e bërë për rikthimin në normalitet të shërbimeve, si edhe masat e marra për ditët në vijim, pas sulmit kibernetik ndaj vendit tonë.
“Më në fund, administrata publike i është kthyer normalitetit dhe proceseve të punës. AKSHI ka rekuperuar të gjitha sistemet dhe strukturat qeveritare. Po punojmë me partnerët e Microsoft. Ky është sulm që nuk kishte ndodhur ndonjëherë ndaj vendit tonë. Qëllimi ishte fshirja e sistemeve kritike qeveritare dhe të të dhënave. Sistemet mbrojtëse bënë që të mos kishte humbje të dhënash”, tha Kacanaj.
“Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit janë kthyer në punë 12 orë pas sulmit. Mbi 98% e shërbimeve online janë tashmë funksionale”, shtoi Kacanaj.