Bombë në stadium, të vdekur e të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një sulm kamikaz ka ndodhur pasditen e së premtes në një stadium ku luhej një ndeshje kriketi në Kabul.

Nga të dhënat e para u raportua se 19 persona kanë humbur jetën, ndërsa më pas ky lajm u përgënjeshtrua nga mediat lokale, të cilat raportuan për 2 të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në Twitter e dënoi shpërthimin terrorist. “Sulmet kundër civilëve janë rreptësishtë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”. Zëdhënësi i talebanëve Khalid Zadran i tha Reuters më herët gjatë ditës: “Ndeshja u ndal përkohësisht”.

Shefi ekzekutiv i Bordit të Kriketit në Afganistan, Nassib Khan, këmbënguli se të gjithë lojtarët dhe zyrtarët e ndeshjes ishin të sigurt, me katër të plagosur në turmë.

Share This Article