Kryeministri spanjoll shpjegon pse vendi i tij nuk e njeh Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, përsëriti në Tiranë se Spanja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, pasi, sipas tij, “deklaratat e njëanshme për pavarësi shkelin të drejtën ndërkombëtare”.

“Unë mendoj se miqtë e mirë, siç janë Shqipëria dhe Spanja, mund të kenë edhe mendime të ndryshme. Ne mendojmë se një deklaratë e njëanshme për pavarësi shkel të drejtën ndërkombëtare.

Prandaj nuk jemi në favor të kësaj gjëje. Ky është një opinion që nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare për këtë çështje, por kjo nuk do të thotë që nuk e përkrahim qeverinë shqiptare. Ky është pozicioni i qeverisë së Spanjës”, tha Sanchez.

Share This Article