Largohet Soreca, politikën e BE e merr në dorë Gjermania. Mbërrin ambasadorja e re në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasardhja e Sorecës në Tiranë do të jetë një diplomate gjermane. Christiane Hohmann ka paraqitur sot letrat kredenciale në presidencë. Ajo është një profesioniste me përvojë që e njeh mirë rajonin pasi e ka ushtruar detyrën e ambasadores edhe në Bosnje Hercegovinë. Gjithashtu mes viteve 2002- 2010 ajo ka punuar si diplomate pranë Bashkimit Evropian në Bruksel ndërsa së fundi ka shërbyer si ambasadore e Gjermanisë në Estoni.

Christiane Hohmann, mbërrin në Tiranë një një moment historik kur sapo janë hapur negociatat dhe kur qeveria e Tiranës ka një problem të hapur me BE lidhur me amnistinë fiskale.

©Lapsi.al

Share This Article