Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se ka biseduar së fundmi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Stoltenberg thotë se kanë folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Shefi i NATO-s ka theksuar rëndësinë e KFOR-it për të vazhduar misionin, ndërsa ja shtuar se palët duhet të ruajnë qetësinë.
“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.