ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 16 minutes ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 28 minutes ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 5 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 5 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Mali i Zi, nënshkruhet Marrëveshja bazë me Kishën Ortodokse Serbe

albnews by albnews
3 August, 2022
in Bota
0
Mali i Zi, nënshkruhet Marrëveshja bazë me Kishën Ortodokse Serbe
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeveria e Malit të Zi nënshkroi të mërkurën një marrëveshje që rregullon marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe, në një veprim që mund të çojë në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviq.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri Abazoviq dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, në një ceremoni të paparalajmëruar dhe pa praninë medieve në një vilë qeveritare në Podgoricë, e cila ishte vënë nën masa të rrepta sigurie.

RelatedPosts

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Administrata Trump miraton paketën e ndihmës për Ukrainën deri në 1 mld dllarë

“Partneriteti 100-vjeçar”-Ratifikohet marrëveshja mes Kievit dhe Londrës, thellohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Një grup i vogël protestuesish ishte mbledhur afër vendit të nënshkrimit të marrëveshjes e cila sipas nënshkruesve dërgon një mesazh paqeje dhe tolerance mes komuniteteve.

“Ideja e nënshkrimit të Marrëveshjes me KOS është një ide e vjetër, që nuk u realizua në periudhat e kaluara. Qeveria është e vendosur që të gjitha komuniteteve fetare t’u japë saktësisht të njëjtat të drejta. Ne jemi të lumtur dhe të kënaqur nëse kemi kontribuar për këtë sot. Besoj se në këtë mënyrë po dërgohet një mesazh paqeje dhe tolerance. Kjo është një ide udhërrëfyese, shumë tolerante dhe civile dhe besoj se sot i dhamë fund një sfide që kishim përpara”, tha kryeministri Abazoviq, duke nënvizuar se kësisoj është përmbyllur “me dinjitet dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë një çështje që e ka rënduar shoqërinë malazeze për një kohë të gjatë”.

https://twitter.com/DritanAbazovic/status/1554752808230027267?s=20&t=j37cODQ7JuxB0gpQrA-Klw

Ndërkaq, patriarku Porfirije, tha se kontrata e nënshkruar sot është diçka që i duhej Malit të Zi dhe komunitetit fetar.

“Ne kemi kaq shumë gjëra të përbashkëta në shekuj, sa është me të vërtetë një luks të kalojmë kohë për atë që na dallon dhe të rrisim dallimet tona të ndërsjella. Kohërat kanë treguar se ne kemi nevojë për njëri-tjetrin”, tha patriarku Porfirije.

Marrëveshja rregullon marrëdhëniet ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe, përfshirë të drejtat e saj mbi pronat dhe shtetit malazez.

Menjëherë pas nënshkrimit reagoi Partia Demokratike e Socialistëve të presidentit aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, e cila njoftoi se do të ndërmarrë nismën për votëbesimin e qeverisë së pakicës të Dritan Abazoviqit.

“Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas zgjedhjes së qeverisë së re“, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

https://twitter.com/DPSCrneGore/status/1554744985433538560?s=20&t=4OcqiCaJw6-wUN0meeJktQ

Partia e presidentit Gjukanoviç, si partia më e madhe që ka 30 vende në parlament, deri më tani e ka mbështetur qeverinë e Dritan Abazoviqit.

Marrëveshja bazë me Kishën Ortodokse Serbe, që nga momenti i publikimit, shkaktoi përplasje brenda koalicionit qeverisës. Një pjesë e mazhorancës qeverisëse, vlerësoi se marrëveshja është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi, dhe nuk është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet malazeze.

Edhe shoqëria civile dhe opinionistët e pavarur kishin vërejtje serioze për përmbajtjen e Marrëveshjes. Më 1 gusht, kryeministri Abazoviq refuzoi zyrtarisht të gjitha kundërshtimet e organizatave joqeveritare, Akademisë së Shkencave të Malit të Zi dhe institucioneve të tjera në vend./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result