Çështje gërmash dhe ‘Ballkoni i Hapur’ mund të ngatërrohet lehtësisht me ‘Ballkanin e Hapur’, nisma e marrë nga kryeministri Edi Rama.
‘Ballkoni i Hapur’ ishte iniciativa e marrë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për emigrantët. Duke qënë se eventi u organizua në një ballkon të madh iu përshtat ky emër. Çështje gërmash dhe ‘Ballkoni i Hapur’ mund të ngatërrohet lehtësisht me ‘Ballkanin e Hapur’, nisma e marrë nga kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, aty ku Kosova është ftuar disa herë që të bëhet pjesë, mirëpo e ka refuzuar.
Një natë vere, me mbështetësit e tij më të flaktë, në ballkonin e Kryeministrisë, Albin Kurti e konsideroi eventin e djeshëm që dukshëm ishte ‘thumb’ për kryeministrin Edi Rama.
Në takimin e fundit me Kurtin, Rama tha se e auto-ironia që e përdorin të dy, i bashkon mirëpo dukshëm Kurti po e përdor në çdo rast.
“Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam mirëpritur iniciativën e stafit të Kryeministrisë që ta bëjmë “Ballkonin e Hapur””, citohet të ketë thënë Kurti mbrëmë, duke hequr përgjegjësinë nga vetja se emri mund të ishte ide e tija.
Nuk dihet nëse nisma ‘Ballkoni i Hapur’ i Kurtit do të bëhet i përjavshëm apo ishte një event që u zhvillua vetëm mbrëmjen e djeshme. Nga Rama, nuk pati asnjë reagim për këtë nismë që ngjan nga emri me atë të ‘Ballkanit të Hapur’.